Vllaznia e basketbollit ka zyrtarizuar emrin e trajnerit qe do ta drejtoje ekipin ne sezonin e ri. Ai eshte amerikani Mathew Jones. Lajmin e ka konfirmuar vete shoqata e basketbollit shkodran permes nje postimi pak minuta me pare teksa shkruan:

“Klubi i Basketbollit Vllaznia informon se ne kushtet tejet te veshtira, te ndikuara nga efektet e Pandemise Globale, me objektivin per te qene konkurente, kemi konfirmuar pjesmarrjen ne Superligen Shqiptare te Basketbollit 2020-2021 e cila pritet te filloj me daten 27 Shkurt 2021 dhe te perfundoj brenda dates 30 Qershor 2021.

Pas shqyrtimit te disa alternativave për stolin kuqeblu eshte vendosur qe ekipi te drejtohet nga amerikani Mathew Jones i cili vjen nga eksperienca të mëparshme ne drejtimin e Maccabi Ashdod fituese e kampionatit Izraelit 2019-2020, gjate viteve 2018-2020 ka punuar ne zbulimin dhe vleresimin e talenteve ne NBA.

Po ashtu ne sezonin 2016-2017 ka marre pjese ne turneun Adidas duke drejtuar nje ekip te perfaqesuar me lojtare amerikane po ashtu eksperiencat e tij vijojne edhe me drejtimin e ekipeve amerikane ne kompeticionet NCAAD1 dhe NCAAD2. Jones pritet te mberrije me daten 19 Shkurt pasdite në Shkodër për t’u vënë menjëherë në drejtimin e ekipit në përmbushje të objektivit per fitimin e titullit kampion”.