Teuta ka mposhtur Vllazninë me rezultatin 0-3 në sfidën e vlefshme për javën e 31-të të Kategorisë Superiore.
Një përballje kjo e dominuar nga durrsakët e Edi Martinit, të cilët arritën të rrëmbenin 3 pikë të arta duke zhytur shkodranët në vendin e 8-të.
Kallaku ishte futbollisti që hapi serinë e golave në minutën e 15-të. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e një goli, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, durrsakët realizuan edhe 2 herë të tjera me anë të Lorenco Vilës dhe Albano Aleksit. Me këtë triumf Teuta u ngjit në kuotën e 50 pikëve.
FT| Vllaznia-Teuta 0-3
Kallaku 15′ (p), Lorenco Vila 83′ , Aleksi 86′ (p)