Mbyllja e bashkepunimit ne mes Vllaznise dhe Dajan Shehit ka ardhur diten e djeshme, por vetem sot eshte zyrtarizuar nga ana e klubit shkodran. Ne nje postim ne faqen zyrtare te tij shkruhet:
“KF Vllaznia bën të ditur se futbollisti Dajan Shehi nuk do tw jetw mw pjesw e skuadrws tonw. Rrugwtimi i tij i dytw me fanellwn kuqeblu merr fund kwtu. E falenderojmë për gjithçka ka dhënë dhe njëkohësisht i urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme!”
Shehi ne total ka luajtur ne tre sezone me Vllaznine, teksa luajti fillimisht ne sezonet 2019-2021, per t’u shkeputur nje sezon kur luajti me Partizanin e Skenderbeun dhe per t’u rikthyer serish kete sezon ne Shkoder.
Megjithate nuk arriti te lere shume gjurme teksa me se shumti ka qene rezerve dhe pikerisht nga kjo, drejtuesit e klubit dhe lojtari nuk kane gjetur akordin per te vijuar me tej bashkepunimin. Tashme mbetet per t’u pare se ku do te vazhdoje karriera e tij.
Vete lojtari ka bere te ditur se ka kontakte me drejtues te Dinamos dhe po ashtu sinjale edhe nga Kukesi, megjithate çdo gje do te vendoset ne ditet e ardhshme./SHKODRA-SPORT.COM/