Ish-futbollisti dhe ish-trajneri i Tiranës, Ardian Mema analizoi në studion e “Sport News Plus” në “News 24” Partizanin dhe Vllazninë.

“Ndeshja Partizani – Vllaznia – Në këto dy fazat e para të këtij sezoni, Vllaznia është e vrullshme në 15 minutat e para dhe dëshiron që ta mbyllë ndeshjen shpejt. Me kalimin  kohës, ndeshja u balancua. Mendoj se barazimi i duhej Vllaznisë.

Pjesën e dytë, u tërhoq shumë me kalimin e kohës, shkoi te 1/3 e mbrojtjes së vet. I lanë territory kundërshtarit. Në lënien e terriorit, i jep ndihmë psikologjike kundërshtarit. Fati është pjesë e suksesit dhe josuksesit. Partizani nuk i shënoi ato dy rastet flagrante. Mendoi se barazimi ishte rezultat I drejtë.

Ta mbash kundërshtarin larg është gjë e mirë. Nëse bën llogari që tani, është shpejt.Është disi gabim. Vllanisë i duhet akoma kohë të hyjë te i lloj stofi. Edhe tani të gjithë kundërshtarët e shikojnë ndryshe Vllazninë, jo si në fillim. Tani çdo kundërshtar e kanë të forte, sepse duan t’i marrin pikë.

Partizani – Mendoj se do t’i afrohet Vllaznisë po të luajë kështu sepse po rritet në lojë. Bitri donte të lëvizte sot dhe donte të merrte iniciativën në fushë me topin. Nuk e di sa i saktë jam, Partizani duhet të bëjë merkato për mbrojtësit se ka 4 mbrojtësa. E kanë rritur lojën e vet ata mbrojtësit. Duhet të llogaritësh pjesën e lojtarëve si do i zëvendësosh”, u shpreh Mema