Friday, February 6, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllazninë nuk e ndal as Vora, kuqeblutë marrin fitoren e 6-të rradhazi...

Vllazninë nuk e ndal as Vora, kuqeblutë marrin fitoren e 6-të rradhazi në kampionat

Vllaznia ka bërë një tjetër hap para në rrugën e saj drejt titullit me fitoren e 6-të radhazi, duke mundur me shifrat 1-0 Vorën në fushën e kësaj të fundit.

Vllaznia ia doli që të triumfonte në transfertë përballë Vorës dhe çon diferencën në 6 pikë me vendin e dytë, në pritjeve të ndeshjeve të Elbasanit dhe Egnatias. Golin e vetëm të këtij dueli e shënoi Sherif Kallaku. Kështu, shkodranët “blindojnë” vendin e parë me 45 pikë. Në krahun tjetër me 25 pikë, Vora mban vendin e 7-të.

VLLAZNIA 1-0 VORA

45’+1′ Kallaku

NGJARJET KRYESORE

90’+7’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Vllaznisë.

90’+5’ Harizaj del në ndihmë të sulmit në një goditje nga këndi, por e vetmja gjë që mund të bëjë është të kthehet për të ndalur një aksion të shkodranëve. Ai më pas ndëshkohet me të verdhë për një përplasje me Bajramin.

90’+2’ Folahan gjuan dy herë radhazi në zonë, i bllokuar nga mbrojtja shkodrane.

90′ Jepen 5 minuta shtesë.

90’ Mala merr topin në zonë, rrotullohet dhe gjuan duke gjetur në pozicion Harizajn.

87’ Mundësi e artë e Dodajt i cili shfaqet para Harizajt, por ndalet nga portieri i cili grushton gjuajtjen e tij nga një distancë e afërt. (VIDEO)

79′ Martini nxjerr nga fusha Murataj, ka minuta për Pusin.

77’ Del Barjami nga loja, Bellaj aktivizon Ruzgis.

76’ Tabaku lë pas 3 lojtarë dhe godet me të djathtën, por nuk arrin të shënjestrojë kuadratin e Pohls. (VIDEO)

73′ Kastrati del nga loja, Martini i besoj Kevin Dodaj.

71′ Tjetër ndryshim te Vora, largohet Daka për Bardhin.

67′ Shkodranët po e kërkojnë me ngulm golin e dytë, mungon vetëm finalizimi.

60′ Mundësi e mirë për vorakët, por Daka nuk arrin të gjejë golin e baraspeshës. (VIDEO)

59′ Largohet Kashari, Bellaj i beson Luis Felipe.

54’ Balaj tenton të gjejë golin nga distanca, topi shkon shumë pranë shtyllës së majtë. (VIDEO)

51′ Martini nxjerr Kallakun, aktivizon Salën.

46′ Gjini merr karton të verdhë pas një faulli të shkaktuar.

46′ Zuna dhe Fazlagiç mbeten në dhomat e zhveshjes dhe futen në lojë Tabaku me Cesar. Nis pjesa e dytë

45’+2′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Vllaznisë!

45’+1′ GOOOL VLLAZNIA 1-0/ Kallaku shkarkon të majtën pa u menduar fare dhe zhbllokon shifrat mes rrëmujave. Sulmuesi gjen golin e tij të 5-të për këtë sezon. (VIDEO)

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

45′ Mala nis vrapin drejt zonës, Fazlagiç bën faull taktik dhe merr karton të verdhë.

40’ Aksion fantastik nga Vllaznia, predha e Kastratit ndalet nga Harizaj. (VIDEO)

38’ Gurishta nxjerr një top të mirë në zonë, aty gjen Balajn i cili godet me kokë, por gjuajtja qendrore pritet nga Harizaj. (VIDEO)

29’ Melos Bajrami provon nga distanca, Harizaj e ndal lehtësisht topin.

25’ Vrapi synoi direkt portën me goditjen e dënimit, por topi shkon mbi traversë. Pohls nuk lëviz fare, ka frymëmarrje te shkodranët. (VIDEO)

22′ Kallaku gjuan me të majtën vrastare, por goditja qendrore përfundon në duart e Harizajt. (VIDEO)

18’ Kasalla bën gjithçka mirë, por uji e ndal goditjen e tij duke i ardhur në ndihmë Pohls. Topi përfundon jashtë (VIDEO)

14’ Zuna merr karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Kallakut.

13’ Balaj i nxjerr një top të mirë Muratajt, ky i fundit godet drejt portës së Harizajt, por e pret lehtësisht. (VIDEO)

10′ Minuta të qeta deri tani, ende asnjë rast flagrant në portat respektive.

7’ Zuna harkon drejt zonës së shkodranëve, Pohls del nga porta dhe arrin ta kapë topin. (VIDEO)

2′ Vrapi harkon një top të gjatë në zonë, Adeloje gjuan me kokë, por nuk arrin të shënjestrojë si duhet portën e Pohls. (VIDEO)

1′ Starton dueli!

FORMACIONET ZYRTARE

VLLAZNIA: Pohls, Gurishta, Gjini, Krymi, Kastrati, Balaj, Kallaku, Murataj, Bajrami, Mala, Jago

Trajner: Edi Martini

VORA: Harizaj, Zuna, Repaj, Kasalla, Vrapi, Adeloje, Kashari, Fazlagiç, Daka, Barjamaj, Shehi

Trajner: Arjan Bellaj

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments