Vllaznia është vetëm një pikë larg sigurimit matematikor të “Final 4”, kur kanë mbetur dhe 3 ndeshje. Me fitoren e arritur në Rrogozhinë dhe rezultatet e tjera të javës së 33-të, shkodranëve u mjafton një barazim për të qenë në 40-shen e parë.

Qe do te thote se minimumi edhe barazimi te shtunen ndaj Dinamos do t’ia siguronte renditjen ne katershen e pare e qe do te vazhdonte me pas garen per titullin kampion ne “Final 4”.

Por ata kërkojnë më shumë, minimalisht të ruajnë vendin e dytë në fund të 36 javëve. Kjo sepse me vendin e dytë ata fitojne te drejtën të shkojnë në finalen e titullit edhe me barazim.

Per kete arsye, kuqeblute do te bejne çmos qe ne 270 minutat e mbetura deri ne fund te kampionatit, ta lene poshte vetes Partizanin qe i ndjek vazhdimisht nga pas.