Barazim 1-1 te henen ne Rrogozhine ne mes ekipeve te te rriturve te Egnatias dhe Vllaznise, barazim 1-1 edhe sot ne Shkoder ne mes ekipeve te 21 vjeçareve te ketyre dy klubeve.

Ka ndodhur keshtu ne ndeshjen e luajtur pasditen e se merkures ne fushen e kompleksit “Zmijani”, nje barazim ky qe i kushton Vllaznise sepse detyrohet te leshoje vendin e pare ne renditje.

Pjesa e pare pavaresisht perpjekjeve te te dy ekipeve, nuk ka patur gol. Ne te dyten, Vllaznia U21 duket me agresive derisa ia arrin te shenoje golin e avantazhit ne minuten e 68-te me ane te futbollisti Eraldo Deda.

U duk se ky gol do ta ndihmonte ate per ta fituar ndeshjen, por nuk ka ndodhur keshtu. 5 minuta para fundit, rrogozhinasit kane arritur te barazojne me ane te Kacbufit.

Ne minutat e fundit, Ivziku ka nje mundesi te arte per te shenuar golin e fitores per ekipin shkodran por shume prane portes, ai gjuan mbi traverse. Perfundimisht 1-1 dhe Vllaznia U21 le dy pike shume te vlefshme ne kete ndeshje./SHKODRA-SPORT.COM/