Vllaznia-Luftëtari është një sfidë mjaft interesante, me shkodranët dhe gjirokastritët që një javë më parë kanë zhvilluar ndeshje të mira duke marrë edhe pikë të rëndësishme për ecurinë e tyre.
Por, duket një koicidencë, por Vllaznia mund të jetë nga skuadrat që në këto javët e para ka pasur nga 3-4 mungesa, ndërsa trajneri Jonuz e ka pasur të pamundur që të ndërtonte një 11-she ideale, ndonëse skuadra e tij duhet thënë se ka bërë mirë deri më tani.
Ndaj gjirokastritëve do të mungojnë në formacionin e Vllaznisë mbrojtësi Gligorov dhe mesfushori Krymi për arsye dëmtimesh si dhe Ramadani i skualifikuar për karton, por kjo duket se nuk përbën problem për stafin teknik./Vipsport/