Thursday, May 28, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE'Vllaznit Ultras' mobilizim total për ndeshjen e fundit: 'Vllaznia mbi tana'!

‘Vllaznit Ultras’ mobilizim total për ndeshjen e fundit: ‘Vllaznia mbi tana’!

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Grupimi i tifozëve “Vllaznit Ultras” ka dhënë një tjetër sinjal të fortë besnikërie ndaj skuadrës së zemrës, duke theksuar se mbështetja për Vllazninë mbetet e palëkundur, pavarësisht rezultateve në fushë. Në prag të sfidës së fundit të sezonit në fazën “Final Four” ndaj Elbasanit, ata kanë publikuar një njoftim mobilizues për të gjithë tifozët kuqeblu.

Në mesazhin e tyre, ultrasit shkodranë bëjnë thirrje për një përkrahje masive në Tiranë, duke e konsideruar këtë ndeshje si “të fundit të sezonit”, por njëkohësisht edhe si një mundësi për ta mbyllur me dinjitet dhe atmosferë festive. “Drejt Tiranës veç për emrin që neve na përfaqëson, pavarësisht rezultatit.

Mbyllim sezonin në mënyrë fantastike ashtu si veç VU-ja din”, thuhet në njoftim. Sipas organizimit të bërë publik, nisja e tifozëve do të bëhet në orën 15:00 nga zona e Turizmit në Shkodër, ndërsa është vendosur edhe një kod veshjeje, ku të gjithë pjesëmarrësit do të duhet të jenë të veshur me bluza polo.

“Vllaznia mbi tana! Vllaznit para tanve!”, është motoja që shoqëron këtë mobilizim, duke reflektuar edhe një herë lidhjen e fortë mes tifozëve dhe skuadrës, në një moment delikat të sezonit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments