Vllaznia ne volejboll per femra nuk ka arritur dot te kualifikohet per ne turin gjysmefinal te Kupes se Shqiperise duke e shtyre gjithçka per te merkuren pas ndeshjes se trete qe do te luaje ndaj Barleti Volley ne Shkoder.
Pasditen e sotme eshte luajtur ne Tirane ndeshja e dyte çerekfinale. Siç eshte bere e ditur, Vllaznia e pat fituar sfiden e pare ne “Qazim Dervishi” me shifrat 3-2 dhe do te tentonte sot te mbyllte gjithçka, por nuk ia ka dale sepse eshte mundur me rezultatin 3-1.
Ne setin e pare ka qene Barleti qe ka luajtur me mire dhe e ka fituar ate me shifrat 25-21, por Vllaznia reagon ne te dytin duke e fituar ate me rezultatin 25-23 dhe ne kete menyre rihapi ndeshjen duke barazuar numrin e seteve ne 1-1.
Por vetem kaq. Ne te tretin jane serish vajzat e drejtuara nga trajneri Gorenxa qe dominojne dhe e fitojne ate 25-17 dhe me pas edhe te katertin 25-21 dhe ne kete menyre krejt ndeshjen me rezultatin 3-1. Tashme pas ndeshjes se sotme, gjithçka eshte e barabarte sa i takon ndeshjeve te fituara, nga nje per secilin ekip.
Ajo qe do te vendose skuadren e cila do te kualifikohet per ne gjysmefinale, do te jete ndeshja e trete dhe e fundit e cila do te luhet te merkuren ne oren 17.00 ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”./SHKODRA-SPORT.COM/