Vllaznia ne volejboll per femra u rikthye tek fitorja ne kampionat teksa pasditen e sotme ka fituar me rezultatin 3-1 ndaj Lushnjes ne ndeshjen e luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Ne fakt nuk ka qene nje fitore e lehte per t’u arritur.

Kane qene vajzat lushnjare qe e kane fituar setin e pare me rezultatin 25-18. Kjo gje ka ardhur disi e papritur per ekipin vendas qe mundohet te reagoje ne menyre te menjehershme dhe si rrjedhoje e fiton te dytin 25-20 duke barazuar numrin e seteve ne 1-1.

Kaq ka mjaftuar qe ne dy setet e tjera, Vllaznia ta dominoje ne fushen e lojes dhe si rrjedhoje ka arritur te fitoje me rezultatin 25-19 ne te tretin dhe 25-20 ne te katertin duke fituar kesisoj edhe krejt ndeshje me rezultatin 3-1.

Me kete fitore, Vllaznia e femrave eshte ngjitur ne kuoten e 15 pikeve duke qene serish e pozicionuar ne vendin e peste te renditjes, nderkohe qe ne vendin e katert i cili per momentin mbahet nga ekipi Barleti Volej me 17 pike./SHKODRA-SPORT.COM/