Vllaznia ne volejboll per meshkuj e ka nisur me humbje turin gjysmefinal te kampionatit. Pasditen e sotme ajo ka luajtur ne kryeqytet ndaj ekipit te Partizanit dhe eshte mundur me rezultatin e paster 3-0.
Duhet thene se ne dy setet e para, shkodranet kane bere shume pak ndaj kundershtarit, i cili e ka fituar me rezultatin e thelle 25-9, ndersa te dytin e ka marre me rezultatin 25-14.
Kur u duk se ndeshja do te mbyllej shpejt, ne fakt ne setin e trete do te kishte nje rivalitet te forte ne parketin e pallatit te sportit “Asllan Rusi”. Vllaznia do ta niste me mire duke udhehequr deri ne 9-8, me pas eshte Partizani qe kalon ne avantazh deri ne 16-11.
Megjithate shkodranet reaguan dhe arrijne te barazojne ne 19-19 duke bere qe pjesa e mbetur te kishte shume rivalitet teksa Partizani kaloi perpara ne 23-22 dhe me pas ne fund 25-22 duke bere qe ne kete menyre ta mbyllte krejt ndeshjen me rezultatin e paster 3-0.
Ndeshja e pare gjysmefinale ne mes ekipit kryesues te renditjes pas fazes se dyte te kampionatit- Partizanit dhe Vllaznise, skuadres qe u kualifikua nga turi çerekfinal, ne kete menyre u mbyll me fitoren e te kuqve, nderkohe qe ndeshja e dyte do te zhvillohet te premten ne oren 18.00 ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te Shkodres.
Ne rast fitoreje te kuqebluve, numri i ndeshjeve do te barazohej ne 1-1 dhe ne rast te kundert, nese Partizani fiton, do te jete ai qe do te shkoje ne finale ndersa Vllaznia do ta mbyllte ketu kampionatin e saj./SHKODRA-SPORT.COM/