Bashkia e Shkodrës ka vendosur të ndryshojë menaxhimin e ekipeve të qytetit, duke rikthyer edhe një herë metodën e funksionimit me një shoqatë të vetme, atë të ‘Sportklub Vllaznia”. Një gjë e tillë do të thotë se Bashkia do të zgjedhë një administrator dhe ekipet do të financohen nga pushteti vendor.

Ky lajm është përshëndetur edhe nga një figurë e njohur e sportit shkodran, siç është Mark Krroqi, i cili për disa vite me rradhë ka mbajtur edhe postin e drejtorit të SK Vllaznia dhe e di shumë mirë si duhet të funksionojë sporti.

Ky i fundit në statusin e tij në Facebook thekson se ish-kryebashkiakja e mëparshme Voltana Ademi me disa persona të tjerë, të cilët ai i quan injorantë e ndryshuar formën organizative të SK Vllaznia. Për më tepër, lexoni statusin e tij të mëposhtëm:/Maringlen ZHIVANI/

“Lajmi për kalimin në një shoqatë të vetme të “SK Vllaznia“ nga kryetari Bardh Spahia asht për t’u përshendetur pasi do të kthejë rezultatet pozitive të sporteve dhe do eliminoje abuzivizmin me fondet publike.

Para dy vitesh Bashkia Shkodër (e drejtuar nga Voltana Ademi dhe disa injorante me mangesi të theksuara në drejtimin e sportit në Bashki), ishte e vetmja Bashki në Shqiperi që ndryshoi formen organizative të sportit të “SK Vllaznia “ duke kaluar drejtimin dhe menaxhimin e sportit shoqatave sportive, duke mohuar kështu historinë e sporteve si pjesë e
“SK Vllaznia “dhe duke i hapur rrugë rezultateve skandaloze (siç ka ndodhur) dhe abuzimit fondeve financiare publike.

Abuzimet arritën deri aty sa disa trajnerë paguheshin ma shumë se sportistët dhe disa presidentë shoqatash paguheshin nga fondi financiar i miratuar për sportistet (lehtësisht të verifikueshme, mjafton t’i hedhesh një sy listë-pagesave). Ma mire vonë se kurrë!”