Nje sfide me shume emocione ka qene ajo e kampionatit kombetar te volejbollit per femra ne mes Vllaznise dhe Teutes, luajtur pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Vajzat kuqeblu e kane fituar kete takim me rezultatin 3-2.

Ata e nisen mire ndeshjen dhe udhehoqen deri ne shifrat 18-15 dhe kur u duk se ata po shkonin drejt fitores se setit te pare, ndodh e kunderta. Teuta rikuperon gjithçka dhe e fiton ajo kete set me rezultatin 25-22.

Vllaznia reagon dhe ne te dytin fiton ndoshta pa shume veshtiresi me rezultatin 25-20. Ne setin e trete nderkohe eshte Teuta qe rikuperon dhe ajo arriti te fitonte 25-18 duke e kaluar serish ndeshjen ne favorin e saj.

Ne te katertin ka rivalitet ne pikat e para dhe ne fund eshte serish Teuta qe udheheq deri 23-21, por zgjohet Vllaznia dhe ajo jo vetem barazon por arrin te fitoje setin 25-23 duk e çuar takimin ne set final.

Ky nis me mire per vajzat durrsake qe udheheqin deri ne shifrat 4-0, Vllaznia arrin te barazoje dhe me pas nis shkeputjen duke dominuar deri ne fund dhe pastaj fiton 15-9 duke mbyllur kesisoj krejt ndeshjen me rezultatin 3-2.

Nje fitore me shume vlere per ekipin shkodran qe kesisoj tashme pozicionohet ne vendin e katert ne renditje. Ky eshte objektivi i tij per momentin megjithate edhe sfida e sotme tregoi se Vllaznia ka shume per te permiresuar ne lojen e saj.
www.shkodrasport.com