Pas Teutes, edhe Goga Basket e mund Vllaznine dhe padyshim qe keto jane dy humbje te cilat ndikojne patjeter ne ecurine e metejshme te ekipit shkodran dhe ne pretendimet e tij ne kete kampionat.

Ne takimin e luajtur pasditen e sotme ne sallen sportive “Dhimitraq Goga”, kampionet ne fuqi te vendit kane arritur te fitojne me rezultatin 81-68 ndaj ekipit shkodran.

Ky i fundit ka rezistuar vetem ne 10 minuteshin e pare te ndeshjes te cilin e mbylli me avantazhin 19-18. Edhe ne perioden e dyte ka rivalitet megjithate Goga fillon te dominoje ne fushe dhe ne pushimin e ndeshjes ajo udheheq 38-35.

Epersia e saj vazhdon te rritet dhe perioda e trete do te mbyllej 62-52. Kampionet ne fuqi do ta rrisin edhe me shume avantazhin dhe arrijne te mbyllin krejt ndeshjen me 13 pike epersi, me rezultatin e pergjithshem 81-68.

Me humbjen e sotme, Vllaznia tashme konfirmoi edhe njehere faktin se ende nuk eshte ne lartesine e duhur per te rivalizuar me Teuten dhe Goga Basket, dy ekipet qe konsiderohen edhe pretendentet kryesore per fitimin e titullit kampion kete sezon.
www.shkodrasport.com