Pas gati dy vitesh aktivizimi në volejbollin amerikan, sportistja shkodrane Amela Qershia ka arritur të fitojë trofeun e saj të parë me ekipin MSU Denver.
Bëhet fjalë për titullin kampion të “Colorado Premier Challenge”. Ekipi i saj MSU Denver ka fituar 3-2 në finale ndaj ëayne State pas një konkurrence të madhe teksa çdo gjë është zgjidhur me set final në të cilin ekipi i shkodranes Qershia ka fituar me shifrat 15-12 dhe kësisoj është shpallur kampione.
Në këtë mënyrë pas 4 titujve kampionë të moshave të fituar në Shqipëri me ekipin e Vllaznisë, tashmë vjen i pari me të rriturat dhe pikërisht me ekipin amerikan MSU Denver.
21 vjeçarja shkodrane ndodhet prej dy vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku përpos studimeve, luan edhe volejboll duke vijuar kësisoj pasionin e saj të madh të jetës dhe ecuria ka qenë përgjithësisht e mirë, teksa tashmë për të ka edhe një titull kampion.
Megjithatë ky duket se është vetëm fillimi sepse me shumë siguri, në të ardhmen do të ketë të tjera trofe për volejbollisten shkodrane Amela Qershia./SHKODRA-SPORT.COM/