Vllaznia do te luaje sot ne oren 14.00 ndaj Vores ne fushen e kompleksit “Olimpik” te kryeqytetit ndeshjen e javes se 17-te te kampionatit kombetar te kategorise se pare.

Ne pamje te pare ndoshta konsiderohet nje ndeshje e lehte sepse do luaje ndaj skuadres se vendit te fundit por nuk do te jete keshtu sepse kundershtari ka pesuar ndryshime kohet e fundit dhe kete po e tregon edhe ne loje dhe ne rezultate.

Sakaq, Sektori i Arbitrimit prane Federates Shqiptare te Futbollit ka perzgjedhur nje arbiter nga Tirana per ta drejtua kete takim. Behet fjale per Besnard Kaimin i cili do te kete ndihmen e asistentit shkodran te kolegjiumit te Tiranes, Bledar Mesi si dhe te elbasanasit Enea Gjoni.

Arbiter i katert nderkohe do te jete tiranasi Mario Shabanaj ndersa vezhguesi do te jete ish- arbitri i njohur Arben Pregja. Vllaznia padyshim qe nuk do ta kete mendjen tek arbitrat por duke shpresuar ne nje gjykim korrekt do te kerkoje te marre fitoren e rradhes ne kampionat per te forcuar pozitat e saj ne krye te renditjes.
www.shkodrasport.com