Sulmuesi shqiptar Xhakomo Vrioni ka arritur të shënojë sërish në MLS me Nju England.
Ai shënoi golin e dytë të sfidës duke vulosur fitoren ndaj Atalanta UTD.
Pas një kundërsulmi të skuadrës vendase, Vrionit iu dha një asist mjaft i mirë dhe ai nuk e shpërdoroi, duke i dërguar shifrat në 2-0 në minutën e 9-të.
Vetëm këtë sezon sulmuesi shqiptar ka shënuar 5 gola në Ligën Amerikane.