Pavarësisht se po shikohet për emra të rinjë lojtarësh drejtuesit e klubint shumë shpejt do të fillojnë të ulen në tavolinë me lojtarët aktual. Vuajdinoviç , Smajli e Dragoi janë pikat në të cilat drejtuesit e klubit kërkojn të ndalen më gjatë për të diskutuar nga emrat aktualë që skudra ka në përbërje. Ndoshta këto do të jenë edhe lojtarët me të cilat do të ulen për të biseduar për të ardhmen. Ato kanë qënë lojtarët që kanë mbajtur peshën më të madhe në këtë sezon. Pikat më të forta të ekipit kuqeblu. Vujadinoviç e Smajli për më tepër janë edhe emrat që gëzojnë një ppoullaritet në tifozërinë shkodrane.
Ttë dy janë përzgjedhur edhe si lojtarët më të mirë nga anketa e përvitshme e bërë nga klubi I futbollit Vllaznia e klubi shumësportesh Vllaznia. Të qënurit e këtyre lojtarëve në ekipin shkodranë edhe nga ana e drejtuesve shikohet si teje pozitive. Megjithatë të dy lojtarët duket se ende nuk janë të bindur të vijuar punën me Vllazninë. Një gjë e tillë është deklaruar edhe nga vetë ato. Megjithatë pas bisedimeve që pritet të kenë me drejtuesit e klubit kuqeblu do të shikoht edhe rreth të ardhmes së tyre.
Admir URUÇI