Pas humbjes së thellë me Vllazninë, trajneri i Laçit Dejan Vukiçeviç u shpreh:

Çfarë ndodhi? Po ta dija do ta thoja, futbolli është i tillë që këto gjëra ndodhin, sot nuk ishte dita jonë.

Pësimi i 5 goalve? Nuk është mirë që ndodhi kjo në javën e parë, nuk është mirë të pësosh 5 gola, por në futboll ndodh. Jemi mirë, klima në skuadër është e mire, kam 20 ditë këtu. Nuk është mirë të pësosh kaq gola, pasi Laçi nuk para pëson kaq gola.

Atmosfera në skuadër- Është e vërtertë ekipi ka luajtur shumë mirë në Kupat e Europës, rënia e formës pas kupave. Kemi pasur problem me lojtarët nga dëmtimet, ka pasur nga ata që kanë dashur të largohen, nuk ka qenë situata si në Kupat e Europës.