Boksieri i Vllaznisë Vuksan Guri ka rezultuar më i suksesshmi ndër gjithë pjestarët e tjerë të kombëtares shqiptare që u përfaqësua në edicionin e 18-të të turneut ndërkombëtar “Adem Jashari”. Ai ka konkurruar në peshën 52 kg dhe ka arritur të trimfojë duke marrë medaljen e artë. Përballë tij në finale ka qenë një boksier maqedonas ndaj të cilit ka shpalosur një boks më të mirë dhe për këtë arsye, arbitrat i kanë dhënë atij fitoren. Përveç Gurit në finale, kanë dalë edhe dy boksierë tjerë të kombëtares sonë, Arjon Kajoshi në peshën 75 g dhe Ardit Murja në 56 kg.

Shkodrani ndonëse arriti të fitonte dje në gjysmëfinale ndaj një boksieri kosovar, nuk u ngjit fare në ring në finale. Kjo ngaqë mjekët kanë vendosur kështu ngaqë Kajoshi në ndeshjen e parë është dëmtuar në kokë teksa është çarë dhe madje ka patur edhe dy qepje. Për këtë arsye, stafi i kombëtares sonë e ka parë më të arsyeshme që të mos e aktivizojë në ndeshjen finale ndonëse përballë një boksier belg me të cilin do ndeshej, fitorja do të ishte e sigurtë. Finalisti tjetër- Ardit Murja ka patur një ndeshje të fortë me belgun Vasile dhe në fund ka fituar ky i fundit. Katër boksierët e tjerë të kombëtares sonë, Krenar Zeneli, Denis Nurja, Indrit Laçi dhe Syrjan Marinaj, e kanë ndërprerë rrugëtimin e tyre në këtë turne që në gjysmëfinale duke mos qenë dot në gjendje të luftojnë për fitimin e medaljeve të arta. Kësisoj, edicioni i 18-të i “Adem Jasharit” mbyllet në këtë mënyrë vetëm me medaljen e artë të Vuksan Gurit dhe dy të argjendta të Arjon Kajoshit dhe Ardit Murjes. Sigurisht që shumë pak megjithatë edhe pjesmarrja e boksierëve shumë të fortë nga 10 shtete pjesmarrëse, ka bërë që në këtë turne të ketë shumë rivalitet. Kupën e boksierit më të mirë e ka marrë kosovari Armend Xhoxhaj.

© shkodrasport.com