Vushtrria është rikthyer me një tre pikësh prej ari nga një tempull i nxehtë si ai i “Adem Jasharit” në Mitrovicë, pasi që e mposhti Trepçën me rezultat të pastër 0-2.

Skuadra e drejtuar nga trajneri shkodran Samuel Nikaj ne kete menyre ecen e sigurte drejt Superliges se Kosoves kur kane mbetur edhe 9 jave deri ne fundin e kampionatit.

Anton Lleshi realizoi në pjesën e parë të lojës, ndërkohë kapiteni Labinot Osmani realizoi në fundin e ndeshjes për rezultatin final 0-2.

Në duelin tjetër Istogu e ka mposhtur Fushë Kosovën me rezultat minimal 2-1, teksa i detyrohen shumë sulmuesit Qëndrim Jahaj, i cili realizoi dy golat e fitores.

Trepça – Vushtrria 0-2
’28 LLeshi, ’88 Osmani

Me fitoren e sotme Vushtrria eshte ngjitur ne kuoten e 50 pike dhe ka 6 pike me shume se Besa e Pejes qe mban vendin e dyte ne renditje por ka nje ndeshje me pak te luajtur.