Edicioni i ri i Kategorisë Superiore starton këtë të premten. Kukësi-Partizani do të jetë sfida që do të ngrejë siparin e sezonit 2019-2020.

Kjo përballje është caktuar të zhvillohet ditën e premte në orën 19:00, në “Elbasan Arena”. Katër sfidat e tjera të javës së parë janë planifikuar të zhvillohen ditën e shtunë.

Në orën 16:00 do të zhvillohen përballjet mes Vllaznisë dhe Laçit dhe Skënderbeu-Flamurtari. Ndërsa në orën 19:00, nën dritën e projektorëve do të zhvillohen edhe 2 sfidat e tjera, Tirana-Luftëtari dhe Teuta-Bylis.

Kategoria Superiore, java 1:

E premte, 23 gusht:

Kukësi-Partizani ora 19:00 (Elbasan Arena)

E shtunë, 24 gusht:

Vllaznia-Laçi ora 16:00 (Loro Boriçi)

Skënderbeu-Flamurtari ora 16:00 (Stadiumi Skënderbeu)

Tirana-Luftëtari ora 19:00 (Selman Stërmasi)

Teuta-Bylis ora 19:00 (Niko Dovana)