HomeKRYESORE“Wembley” do të organizojë shtatë ndeshje të “Euro 2020”

“Wembley” do të organizojë shtatë ndeshje të “Euro 2020”

Stadiumi ikonik anglez “Wembley” do të organizojë shtatë ndeshje të Kampionatit Evropian të vitit 2020 në futboll, pasi Brukseli ka humbur të drejtën e organizimit të ndeshjeve në këtë turne, ka njoftuar UEFA të enjten.

Kryeqendra e Belgjikës, Brukseli është hequr nga lista pasi stadiumi i ri, që është planifikuar të ndërtohet, ende nuk është në përfundim dhe UEFA nuk ka marrë garancinë e nevojshme.

“Wembley” ishte paraparë më herët të organizonte gjysmëfinalet dhe finalen, por tash do të organizojë edhe tri ndeshje të grupit dhe një ndeshje të 1/8 së finales.

“Vendimi i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s ka qenë unanim, pasi pritja e Belgjikës është vlerësuar tepër me rrezik. Ne nuk e dimë nëse do të ndërtohet stadiumi apo jo”, ka thënë presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin.

“Euro 2020” do të mbahet në disa shtete.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments