Stadiumi ikonik anglez “Wembley” do të organizojë shtatë ndeshje të Kampionatit Evropian të vitit 2020 në futboll, pasi Brukseli ka humbur të drejtën e organizimit të ndeshjeve në këtë turne, ka njoftuar UEFA të enjten.

Kryeqendra e Belgjikës, Brukseli është hequr nga lista pasi stadiumi i ri, që është planifikuar të ndërtohet, ende nuk është në përfundim dhe UEFA nuk ka marrë garancinë e nevojshme.

“Wembley” ishte paraparë më herët të organizonte gjysmëfinalet dhe finalen, por tash do të organizojë edhe tri ndeshje të grupit dhe një ndeshje të 1/8 së finales.

“Vendimi i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s ka qenë unanim, pasi pritja e Belgjikës është vlerësuar tepër me rrezik. Ne nuk e dimë nëse do të ndërtohet stadiumi apo jo”, ka thënë presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin.

“Euro 2020” do të mbahet në disa shtete.