Nje paraqitje e mire ne miqesoren e pak diteve me pare ndaj Veleçikut ku shenoi nje gol dhe dha dy asiste ka bindur trajnerin Jonuz qe te aktivizonte brazilianin Wenderson Da Silva Soares qe nga minuta e pare ne formacionin e ndeshjes kunder Teutes dhe duke ulur ne stol Silvio Zogajn qe pergjithesisht kishte bere paraqitje te mira ne ndeshjet e para.

Por duhet thene se paraqitja e sulmuesit brazilian sot ka qene zhgenjyese. Ai eshte lene ne fushe 59 minuta dhe mbase mund te ishte nderruar edhe me shpejt, por atehere largimi i tij nga fusha u be i detyrueshem pas daljes me karton te kuq te Ramadanit.

Ne minutat qe ka luajtur ai nuk ka fituar asnje duel me kundershtarin, nuk arriti ta nxjerre ekipin perpara dhe dallohej qarte qe forma e tij fizike linte per te deshiruar.

Edhe ne nje moment kur pas nje karamboli thuajse doli i vetem perballe portierit Frasheri, topi i ngaterrohet neper kembe duke humbur nje mundesi te arte ku edhe mund te kishte shenuar.

Sot Wenderson nuk meriton nje note kaluese, madje tifozet shkodrane te pranishem ne stadium, nuk kane ngurruar te therrasin drejt pankines kuqeblu per ta larguar ate nga fusha e lojes.

Megjithate, Wenderson nga ndeshja ne ndeshje pritet te vije duke u rritur dhe sigurisht qe do te jete nje element i rendesishem per ekipin e Vllaznise.
www.shkodrasport.com

W