Xavi Hernández ka rishikuar atë qw për të ka qenë njw nga lojtarët më të mirë në histori dhe e ka bërë kwtw në “Bein Doha”. “Kush nuk ka qenë një tifoz i Maradonës, apo është tani i Messit?

Ata janë lojtarë të futbollit magjik, më të mirët e brezit të tyre”. Ish-futbollisti i Barcelonws vazhdoi të fliste për ata që kanë qenë idhujt e tij: “Maradona, Messi, Pelé, Cruyff, Zidane, Di Stefano… janë në kujtesën e të gjithë adhuruesve të futbollit. Ata kanë qenë lojtarë të ndryshëm”.

Xavi kishte një afinitet të veçantë me Zinedine Zidane: “Sigurisht, e admiroj atë, sepse ka qenë një futbollist i jashtëzakonshëm, ka qenë një mrekulli për ta parë tek luante.

Dhimbja ime ishte po të vuante te Real Madridi. Të gjithë e kanë admiruar Zidane dhe vazhdojnë ta admirojnë. Ai është një zotëri, një njeri i ndjeshëm dhe fisnik, i respektuar nga e gjithë bota e futbollit. Zidane është një shembull që duhet ndjekur”./telesport/