Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREXhaferi: AEL nuk është Shiroki Brijeg, por Vllaznia do tentojë kualifikimin

Xhaferi: AEL nuk është Shiroki Brijeg, por Vllaznia do tentojë kualifikimin

“AEL Limasol nuk është Shiroki Brijeg, por ne do të tentojmë sërish të bëjmë më të mirën dhe të synojmë edhe kualifikimin”- kështu është shprehur në një prononcim për mediat sponsori i Vllaznisë Alban Xhaferi.

Ai si gjithnjë është pranë skuadrës në çdo moment duke i dhënë gjithë mbështetjen e duhur dhe padyshim që prej prej saj të tregojë vlerat më të mira në fushën e lojës.

“Padyshim që edhe rezultati i barabartë në këtë ndeshje të parë, por pse unë, do ta dëshiroja një fitore 1-0. Megjithatë duhet ta pranojmë se kemi të bëjmë me një kundërshtar më të fortë se ai i turit të kaluar dhe mbase edhe një humbje me një gol diferencë nuk është rezultat i keq.

Them kështu sepse në ndeshjen e kthimit në Shkodër do të mund të tregojmë vlerat tona dhe të bëjmë atë që bëmë edhe herën e kaluar, për ta përmbysur rezultatin dhe për të shkuar më tej.

Unë shoh optimizëm në rradhët e lojtarëve dhe stafit teknik, megjithatë më mirë t’ia lëmë gjithçka fushës së lojës ku shpresojmë të bëjmë paraqitjen e duhur”- ka thënë Xhaferi./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments