Vllaznia ka qenë qershia mbi tortë e këtij sezoni në futbollin shqiptar. Nga një ekip që erdhi nga lufta për mbijetesë e mbylli kampionatin në vendin e dytë, ku vetëm golavarazhi i mohoi titullin kampion. Gjithashtu sezoni fantastik u kurorëzua edhe me një trofe, atë të Kupës së Shqipërisë.

Ndryshimet janë të dukshme dhe rruga drejt suksesit ka ardhur që me afrimin e sponsorit Xhaferi pranë klubit kuqeblu. Ky i fundit ka dhënë një intervistë për “RTSH Sport”, ku ka folur gjerë e gjatë mbi gjithçka që ka lidhje me Vllazninë e këtij sezoni.

Ai ka folur edhe per Vllaznine europiane dhe objektivat qe do te kete ekipi ne “Conference League” teksa eshte shprehur ne kete menyre:

“Sigurisht që kemi ambiciet tona, është një rikthim i Vllaznisë pas disa vitesh dhe kjo ndoshta është një pikë e dobët, sepse jemi më poshtë se sa të tjerët për shkak të pikavarazhit.

Duam të kalojmë sa më shumë ture në Kupat e Europës dhe për këtë nuk duhet të kemi asnjë llojë kompleksi të inferioritetit. Synojmë të kalojë dy ture, por duhet të presim edhe shortin”.