Ka shpresuar deri ne fund per marrjen e tre pikeve, por 5 minutat e fundit ishin fatale sepse Partizani shenoi dhe ne kete menyre gjithçka ne “Elbasan Arena” u mbyll ne barazim 1-1. Por per presidentin e Vllaznise Alban Xhaferi, ky nuk eshte nje rezultat zhgenjyes.
“Nuk jam i zhgënjyer absolutisht. Rezultati barazim për ne është një rezultat i mirë, sepse duhet pasur parasysh fakti që nuk jemi në fushën tonë. Ne kemi hyrë për titullin kampion dhe të gjithë objektivat janë për titullin kampion.
Kuptohet qe sivjet do te jete shume me e veshtire se vjet e per kete arsye, rezultati i barabarte ne transferte ndaj Partizanit konsiderohet nje rezultat i mire per ne. Partizani ka nje skuader shume te mire. Ndoshta po ta menaxhonin disi me mire lojen, do te kishim fituar, por gjithsesi une u dhashe kurajo djemve.
Kampionati eshte i gjate dhe mendoj se jemi ne pozita te favorshme. Sigurisht qe edhe pas barazimit me Partizanin do te bejme nje analize dhe te nxirren gjerat pozitive dhe negative qe nuk shkuan ashtu si duhet. Kane kaluar vetem tre ndeshje, jemi ne pozita te mira besoj, sepse kampionati eshte shume i forte.
Ne do te shohim perpara absolutisht sepse objektivi une eshte te shpallemi kampion, por garen e shoh shume te forte sepse jemi disa ekipe ne gare dhe do te fitoje ai qe do te gaboje me pak”- eshte shprehur Xhaferi per mediat./SHKODRA-SPORT.COM/