Vllaznia u mund 1-0 nga Laçi dje, në supersfidën e kampionatit shqiptar. Shkodranët kanë pretendimet e tyre për një gol të anulluar. Bëhet fjalë për një moment kur gjatë aksionit Da Silva prek topin me dorë, me arbitrin Eldorian Hamiti që vijon lojën dhe realizohet goli nga djemtë e Brdariç. Gjithsesi, VAR ndërhyn dhe anullohet.

Në një lidhje me Procesi Sportiv është Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi. Xhaferi thotë se klubi po përgatit një dosje për Hamitin, teksa episodet që kanë penalizuar ekipin sipas tij kanë qenë të shumta.

“Titulli? Është herët për të bërë llogaritë.

Pas asaj ndeshje që u zhvillua dje me Laçin, ekipi bëri një lojë të mrekullueshme. Zhgënjimi më i madh është arbitrimi. Ne po përgatisim një dosje për Eldorian Hamitin. Bëhet fjalë për 2-3 raste, të cilat na kanë penalizuar. Bëhet fjalë për djemtë që s’po marrin atë që duhet.

Ndaj Egnatias nuk na u dha një penallti në fund me Çobën. Më pas, një tjetër rast është ai i Da Silvas ndaj Laçit. Nuk ka një konfirmim të saktë që tregon që prekja e topit ishte me dorë” – tha ai.