Vllaznia këtë sezon është duke bërë mjaft mirë ku renditet në krye të klasifikimit në kuotën e 26 pikëve. Për këtë ka folur edhe sponsori i klubit shkodran Alban Xhaferi i cili në një lidhje direkte në “SuperSport” për emisionin “SportTime”, flet për Vllazninë, merkaton dhe liçensimin:

Liçensimi – “Është një pyetje e rëndësishme. Ne po bëjmë përpjekjet e mundshme për ta gjetur. Duhet të arrijmë Kupat e Europës. Kemi kontraktuar një zyrë të tatimeve për mundësuar një marrëveshje për t’u arritur kriteri i licencimit.

Vllaznia ka edhe detyrime të tjera me palë të tjera. Por do ta shohim për të gjetur marrëveshjen për pagesë me këste. Duhet të kemi një përgatitje sa më të mirë që Vllaznia të marrë pjesë në Kupat e Europës. Unë besoj dhe shpresoj.”

Megjithate padyshim qe gjerat duhet te ecin ne menyre paralele, edhe te vazhdoje seria e rezultateve pozitive dhe po ashtu edhe te vijoje perpjekjet per te siguruar plotesimin e kritereve financiare per licensimin e klubit per ne Kupat e Europes.