Wednesday, January 21, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREXhaferi premton një goditje të fundit në merkato, por emri mbetet enigëm

Xhaferi premton një goditje të fundit në merkato, por emri mbetet enigëm

Kanë ardhur shumë lojtarë deri më tani, por merkatoja e Vllaznisë ende nuk është mbyllur dhe deri në afatin përfundimtar të saj, mund të vijë edhe ndonjë lojtar tjetër.

I këtij mendimi është shprehur në një prononcim të dhënë për mediat sponsori i saj Alban Xhaferi që për këtë temë ka deklaruar: “Merkatoja akoma nuk është mbyllur për ne. Ndoshta do të kemi edhe ndonjë përforcim tjetër.

Ne e presim që të zyrtarizohet shumë shpejt. Mendojmë se kemi ndërtuar një skuadër optimale. Ai që do të vijë, mendoj se do të një jetë afrim i nevojshëm dhe që i duhet Vllaznisë aktualisht dhe padyshim shumë i vlefshëm për të”.

Në këtë mënyrë tashmë vetë tifozët janë kuriozë të mësojnë emrin e lojtarit që do të vijë te Vllaznia deri në afatin përfundimtar të merkatos. Me shumë të ngjarë ai do t’i përkasë sulmit, ose do të jetë një mesfushor- organizator, vend që skuadra ka kohë që nuk e ka një të tillë cilësorë.

Kuqeblutë duan që të jenë konkurrues për të gjitha trofetë edhe në sezonin e ri dhe në këtë kontekst, padyshim që në skuadër duhet të ketë sa më shumë lojtarë cilësorë dhe këtë gjë e kanë kuptuar edhe drejtuesit./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments