Tashmë është zyrtare, Indrit Prodani nuk do të jetë më pjesë e Kastriotit. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi krutan nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare. Pas largimit nga skuadra e drejtuar nga Çela, futbollisti 23-vjeçar do të bashkohet me Dinamon.

Duket se dëmtimi i Isaevskit ka bërë që dinamovitët të nxitojnë për të bindur klubin e Kastriotit që të lërë të lirë Prodanin. Prodani largohet nga krutanët pas 2 sezonesh e gjysëm, teksa u bashkua në verën e vitit 2019. Ai u aktivizua në total 47 ndeshje në Superiore, 17 prej të cilave nga sezoni aktual, teksa arriti të shënonte 2 gola.

Vlen të theksohet fakti se Prodani ishte prezent ditën e sotme në stadiumin e Egnatias, ku ndoqi nga afër përballjen me vendasve dhe Dinamos.

NJOFTIMI ZYRTAR I KASTRIOTIT:

“Faleminderit për gjithçka që ke dhënë për këtë fanellë, dhe shumë suksese në karrierën tende”