Skuadrat e Premier Leagues kanë rënë dakord për rifillimin e stërvitjes.

Raportimet e fundit nga “Daily Mail”, bëjnë me dije që stërvitja do të fillojë këtë javë ku maksimalisht 5 lojtarë do të stërviten në grupe.

Gjatë video-konferencës 14 nga 20 skuadra kanë votuar për të vazhduar më tej me fazën e parë të kthimit në stërvitje, në të cilën ndalohet i gjithë kontakti mes lojtarëve.

Qeveria javën e kaluar ka hapur derën për kthimin në sportin elitar, por mbesin disa pengesa para se Premier League të rifillojë ndeshjet pa tifozë.

Klubet janë inkurajuar me fillimin e Bundesligës këtë fundjavë. Bundesliga ka qenë liga e parë elitare e futbollit në botë që ka rifilluar pas pushimit të detyrueshëm shkaku i pandemisë së koronavirusit.