Po flitet prej shume kohesh dhe ende nuk ka asgje konkrete. Projekti i “100 fushave” i Federates Shqiptare te Futbollit, nuk ka gjetur ende vend ne Shkoder dhe kjo ka ndodhur ngaqe Bashkia nuk i ka ofruar token e duhur per ndertimin e tij.

Ka qene presidenti i Vllaznise Alban Xhaferi qe gjate prononcimit te tij ne emisionin “Skaner”, ai ka zbuluar se Bashkia Shkoder nuk e ka token e mjaftueshme ne pronesi te saj per kete kompleks.

“Kryetari i ri i Bashkise Shkoder, z. Bardh Spahia eshte nje dashamires i Vllaznise. Ka disa ndeshje qe eshte prane nesh ne stadium dhe madje finalen e Kupes e kemi perjetuar sebashku ne tribunen e stadiumit.

Tani Bashkia nuk ka me asnje aksion te Vllaznia dhe eshte ne doren e saj gjithmone nese duan ta ndihmojne apo jo klubin, sepse çdo ndihme qe jepet per Vllaznine, eshte ndihme per qytetin, ndihme per te rinjte, ndihme per sportin ne Shkoder.

Ajo çfare do t’i kerkojme ne si klub Bashkise, eshte ndihma ne infrastrukture apo tek pjesa e Akademise. Bashkia ne fakt na ka krijuar mundesine per te marre ne perdorim stadiumin “Loro Boriçi” dhe fushen “Reshit Rusi”. Besoj se do te kemi nje bashkepunim te mire ne vazhdim edhe me kryetarin e ri te Bashkise.

Ne kemi diskutuar edhe me ish-kryetaren Voltana Ademi e cila kishte vullnet te forte per te gjetur terrene qe do te ktheheshin pastaj ne fusha futbolli. Ne projektin tim eshte krijimi i nje kompleksi sportiv dhe jo te fokusohemi tek nje fushe e vetme e cila nuk e zgjidh problemin e Vllaznise.

Duhet nje kompleks me 3-4 fusha, me bar natyral dhe sintetik dhe duke i shtuar edhe nje hotel, duke patur brenda edhe nje ministadium qe disa prej ndeshjeve te mund t’i luanim aty. Por ka nje problem ne Shkoder sepse Bashkia nuk disponon hapesira kaq te medha per te krijuar nje kompleks te tille”- ka thene presidenti Xhaferi./SHKODRA-SPORT.COM/