Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREXhahysa i bindur: Tek Vllaznia ka entuziasëm, duhet të fitojë edhe ndaj...

Xhahysa i bindur: Tek Vllaznia ka entuziasëm, duhet të fitojë edhe ndaj Partizanit

Kjo fundjavë rikthen emocionet e “Abissnet Superiore” me javën e 12-të, teksa kuqeblutë do të zbresin në fushë në një transfertë të vështirë në kryeqytet ndaj Partizanit, të dielën më 23 nëntor, në orën 16:30.

Një nga emrat e njohur të futbollit shkodran të gjysmës së dytë të viteve ’90, Altin Xhahysa, shpreh besimin e tij për ecurinë e deritanishme të Vllaznisë, duke vlerësuar lojën dhe rezultatet pozitive që skuadra ka arritur deri në këtë pikë të kampionatit. Ish-mesfushori shtatshkurtër ndalet edhe te sfida e radhës ndaj të kuqve të Partizanit.

“Mendoj se tek Vllaznia ka entuziasëm dhe kjo duhet shfrytëzuar, por duhet bërë kujdes nga kundërshtari, për t’ia studiuar pikat e forta dhe të dobëta. Megjithatë jam i bindur që skuadra do të dalë fituese edhe në ndeshjen ndaj Partizanit”- është shprehur ai.

Xhahysa apelon për qetësi dhe besim tek puna e stafit dhe lojtarëve, duke theksuar se vazhdimësia dhe stabiliteti janë çelësi për të arritur objektiva të rëndësishëm në këtë sezon.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments