Java e tretë e kampionatit të 73-të kombëtar të futbollit ofron sfidën më interesante dhe më kulmore në këtë fillim sezoni. Ajo do të luhet pikërisht në satadiumin më popullor në Shqipëri, në “Loro Boriçi” të Shkodrës. Vllaznia me vetëm tre pikë deri tani, pret Teutën e përforcuar ndjeshëm në periudhën e verës, e cila ka gjashtë pikë, duke qenë e vetme në krye të klasifikimit.


Prandaj ky duel pritet me shumë interes, jo vetëm për pozicionin aktual të kuqebluve dhe të “djemve të detit”, por edhe për atë çfarë ka dhuruar kjo sfidë, sidomos në sezonet e fundit, ku durrsakët në shumë e shumë raste kanë qenë surpriza e pakëndshme për shkodranët, nisur nga rezultati, që ka qenë në favor të të parëve. Por duket se sfida Vllaznia-Teuta, në vetvete, është një sfidë dyfishe nisur edhe nga fakti se në krye të të dy pankinave, qëndrojnë dy teknikë tiranas, të cilët, sezonet e kaluara, janë alternuar në pankinat respective, herë të njëra skuadër e herë të tjetra. Gjithsesi, pikë së pari dueli në fushën e blertë pritet të jetë shumë i fortë dhe përpara takimit askush nuk mund të japë një rezultat apo parashikim të saktë se kush mund të fitojë. Vllaznisë i duhet patjetër fitorja, pasi ndryshe e ndërlikon akoma më shumë pozitat e saj dhe futet totalisht në krizë, ndërsa në krahun tjetër Teutës do t’i mjaftonte edhe një pikë, për të vazhduar për të qëndruar në krye të klasifikimit. Jo vetëm kaq. Por ajo që e bën shumë më interesante këtë fakt, lidhet edhe me të shkuarën e afërt, që sa herë që janë përballur këto dy skuadra mes tyre, dhe shkodranët e kanë patur të domosdoshme marrjen e pikëve, siç i duhen edhe në këtë moment dhe durrsakët i kanë bërë “gropën”. Në jo pak raste, për të mos thënë thuajse, përherë Teuta këto sezonet e fundit ka shkuar gjithnjë trajnerët e Vllaznisë, prandaj kjo sfidë nga viti në vit ka ardhur, duke u bërë shumë interesante dhe dueli i ditës së dielë pritet që të jetë i tillë. Vllaznia i duhet patjetër fitorja, ndërsa Teutës do t’i mjaftonte edhe një pikë. Por kush do të jetë fituesi?!…Të shohim të dielën, në orën 17.00, kur edhe fillon kjo ndeshje, se si do të rrjedhin ngjarjet.

 

Kush do të fitojë Josa apo Lika?

Të dy teknikët, siç e thamë edhe më lart, në kohë të ndryshme e kanë drejtuar Vllazninë dhe Teutën. Përveç se është një duel shumë interes mes Vllaznisë dhe Teutës, ditën e dielë, në stadiumin “Loro Boricic”, po ka interesant do të jeteë edhe dueli mes pankinave. Të dy teknikët e ksaj sfide, në kohë të ndryshme, në epokën “Fushaj”, e kanë drejtuar Vllazninë, ndërsa tani do të jetë po aty, Lika e Josa, por kundër njëri-tjetrit. Të dy trajnerët tiranas nuk e kanë për herë të parë drejtimin e kuqebluve dhe të “djemve të detit”, ndërsa edhe tani misioni i tyre është i njëjtë: fitore. Hasan Lika u largua nga drejtimin i shkodranëve rreth tre sezone më parë, për mungesë rezultatesh dhe ndoshta tani ka momentin, që me një skuadër të përforcuar si Teuta, të ketë një motiv më shumë për të fituar në stadiumin “Loro Boriçi”. Gjithashtu edhe Josa, po tre sezone më parë, ishte në krye të Teutës dhe u largua për mungesë rezultatesh, që ndoshta ka në kokë, ndonjë “hakëmarrje” të vogël, pavarsisht fitores së arritur në sezonin e kaluar me Vllazninë, në Durrës, 3-0. Pikërisht tre sezone më parë, kur Josa ishte në krye të Teutës dhe Lika në krye të Vllaznisë, këto dy skuadra u përballën në javën e 5-të të kampionatit në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, ku fitoi ekipi vendas, me rezultat 1-0, që solli më pas edhe shkarkimin e teknikut Hasan Lika nga drejtimi i kuqebluve. Kështu, që sfida e së dielës, në stadiumin “Loro Boriçi”, përveç se është një sfidë e madhe, pasi përballë janë Vllaznia e Teuta, emra të njohur të futbollit shqiptar, dueli shtrihet në të njëjtën linjë edhe në pankina, me po aq forcë dhe kualitet san ë fushën e blertë. Gjithçka i mbetet këtij dueli për t’u parë.