Trajneri i Sampdoria-s Marco Giampaolo ka quajtur Fabio Quagliarella-n një thesar të futbollit italian pas një tjetër goli për ekipin e tij.

Sulmuesi veteran ka gjetur rrjetën për të gjashtën herë radhazi në Serie A, një ecuri që nuk e kishte bërë asnjëherë në karrierën tij.

“Quaglirella duhet të mbrohet nga UNESCO si një thesar i këtij vendi,” thotë me shaka trajneri për DAZN.

“Ai është i pavdekshëm. Nuk kam se çfarë të shtoj më për të. Duhet të komplimentoj lojtarët e mi pas fitores 2-0 me Parma-n.

“Me gjithë respektin që kam për kundërshtarët, ishim më të mirët në fushë ditën e sotme.”/telesport/