Sunday, June 21, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE'Djelmnia Shkodrane" U11 shpallet fituese e Kupës 'Shkodra Summer Cup 2026'

‘Djelmnia Shkodrane” U11 shpallet fituese e Kupës ‘Shkodra Summer Cup 2026’

Pas paraqitjes së mirë të bërë në turneun ndërkombëtar “Ballkan Promises Football Tournament” të zhvilluar në Ohër, ku në mes 24 ekipeve pjesmarrëse, zuri vendin e dytë, ekipi U11 i Akademisë “Djelmnia Shkodrane” ka spikatur sërish në një tjetër turne.

Këtë herë në edicionin e 9-të të “Shkodra Summer Cup 2026” që u zhvillua këtë fundjavë në Shkodër, me pjesmarrjen e shumë ekipeve nga Shqipëria dhe jashtë saj.

“Djelmnia shkodrane” U11 e drejtuar nga trajnerët Fatmir Marku dhe Bledar Marshiq i ka sfiduar të gjithë kundërshtarët dhe në fund ka triumfuar duke merituar edhe kupën e vendit të parë.

Një sukse mëse i merituar i këtyre sportistëve: Ajan Çanga (2015), Sejdi Bregu (2015), Lionel Staka (2015), Leart Vukaj (2015), Andrea Lucaj (2015), Klesio Steri (2015), Leonardo Bregu (2016), Daris Kraja (2015), Rain Bakri (2015), Samuel Doçaj (2016), Aron Guraj (2016), Noel Vekshari (2016) dhe Cristjano Palna (2017).

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments