TËRBUNI-SKËNDERBEU 1-2

E mërkurë, më 21 shtator 2011, ora 16.00, në stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës

Tërbuni: Baholli, Betkoviç, Bega, Pepa, Çoba, Koçi, Mone, Udeke, G.Fuçia (Osuji 73’), Pavloviç, Kurti. Trajner: Gentjan Stojku

Skënderbeu: Shehi, Radas, Vrapi, Arapi (Orelesi 60’), Biskup, Gvzdenoviç, Xhafaj, Kërçiku, Riberio, Allmuça, Sulejmanoviç (Bratiç 65’). Trajner: Shpëtim Duro

Gjyqtarë: D.Jubica, Gj.Bori, A.Mehmetaj (Shkodër)

Gjyqtarë i katërt: El.Qerimaj (Shkodër)

Shënues: Udeke 70’ / Allmuça 6’, 8’

Natyrshëm, që nuk pritet që një skuadër e Kategorisë së Dytë, e sidomos në futbollin shqiptar, të eleminojë, që në turin e parë të Kupës së Shqipërisë, kampionët e vendit në fuqi. Por ndodhë tjetra, që kjo skuadër e kategorisë inferiore, të luajë si e barabartë me skuadrën kampione. Kjo ka ndodhur të mërkurën në stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës, ku Tërbuni vendas, edhe pse është mundur me rezultatin 2-1 nga Skënderbeu, ka bindur me lojën e tij dhe e kundërta ka ndodhur me miqtë. Dihet tashmë, që skuadra pukjane, një sezon më parë ishte në Kategorinë e Parë dhe pas ndeshjes shtesë, të “play-off”-it”, zbriti në të dytën, duke u mundur nga Skrapari 1-0. Por me rikthimin në krye të Tërbunit të presidentit Petrit Syla, i ndihmuar fuqishëm nga  mjaft biznesmenë pukajnë, por edhe të tjerë, larg këtij qyteti, ky ekip është forcuar ndjeshëm, gjatë periudhës së verës, duke afruar në radhët ve veta, lojtarë, të cilët deri dje, kanë luajtur me skuadra të ndryshme, në Kategorinë Superiore, por edhe në të parën. Pavarsisht, se në përballjen me Skënderbeun, ku ky i fundit kishte hedhur në fushën e lojës ekipin më të mirë të mundshëm, Tërbuni pësoi dy gola të shpejtë, në fillimin e pjesës së parë, performanca e vendasve, të paraqitur në fushën e lojës, ishte surprizuese, por edhe shpresëdhënëse se kjo skuadër, me këta lojtarë dhe me atë mbështetje financiare, që i është afruar deri tani, sezonin tjetër do të jetë e sigurtë ngjitja në Kategorinë e Parë. Megjithatë duhet menaxhim, duhet kujdes dhe pukjanët nuk duhet të jenë aspak euforik, pasi e kanë pësuar edhe herë të tjera, nga euforia dhe keqmanxhimi i situatave. Të mërkurën ka bindur Tërbuni, ndonëse për këtë sezon futbollistik ka shënuar edhe një rekord me vete, jo vetëm për blerjen e lojtarëve, por edhe për ndërrimin e trajnerëve. Në fillim të qershorit në krye të pukjanëve u emërua burrelasi Dali Farruku dhe pas disa ndeshjeve miqësore, jo bindëse, ai u shkarkuar dhe në vend të tij, u emërua elbasanasi Gentjan Stojku. Fitorja e Skënderbeut, të mërkurën, është e para në Pukë, në historikun e përballjeve me Tërbunin, që nga viti 1964, kur edhe është regjistruar takimi i parë mes tyre.