Ashtu siç pritej, atleti shkodran Franko Burraj ka treguar nje forme shume te mire sportive edhe ne garat e Kampionatit Europian te Vendeve te Vogla qe u zhvilluan sot ne Malte.

Ai ka konkurruar ne garen e 400 metrave, ku ka zene vendin e pare dhe ka merituar medaljen e arte, por jo vetem kaq. Sipas njoftimit qe na dergon trajneri i tij Bruno Rrotani, atleti i Vllaznise ka arritur nje kohe fantastike.

Behet fjale per shifrat 46.48 duke barazuar ne kete menyre rekordin kombetar te kesaj disipline qe mbahej nga vete ai dhe perpos kesaj, ka thyer rekordin e aktivitetit qe perseri mbahej nga ai.

Ky padyshim qe eshte nje sukses per kete sportist qe eshte ne eliten e ketij sporti ne Shqiperi dhe jo vetem. Pak dite me pare siç dihet, ai theu edhe rekordin kombetar te gares se 200 metrave.

Me siguri qe ne te ardhmen do te kemi te tjera medalje, te tjera rekorde e arritje nga ky sportist dhe trajneri i tij Rrotani qe bejne nje pune te jashtezakonshme per arritjen e ketyre rezultateve.
Gjergj KOLA