Pas një sezoni me shumë luhatje në kampionat, Arsenali arriti të kualifikohet për në finalen e Ligës së Europës, aty ku përballë do të ketë Çelsin. Mesfushori shqiptar i “topçinjve”, Granit Xhaka ka dhënë një intervistë për mediat angleze duke shprehur besnikërinë e tij në klub.
Ai ka shprehur dëshirën e tij për të qenë pjesë e historisë së klubit londinez duke pranuar se çdo histori është diçka e bukur, por më e veçantë është kur e shkruan vetë. Arsenali ka 25 vite që nuk arrin të fitojë një trofe europian.
“Bakuja është pak larg për tifozët tonë, por ne nuk kemi asgjë në dorë dhe nuk na takon të flasim për këtë. Nuk e dimë as ne se kur do të shkojmë por është evtëm një ndeshje dhe duhet të japim maksimumin.
Çdo histori është e këndshme, por të bëhesh pjesë e historisë së një klubi si Arsenali, është diçka e mahnitshme që të bën të ndihesh krenar”, u shpreh Xhaka./vipsport/