Shume zhurme po behet ditet e fundit ne lidhje me futbollistin me origjine nga Malesia e Madhe Armando Broja. Sulmuesi u la jashte nga trajneri Reja per ndeshjen me Angline dhe kjo ka bere qe te lindin shume thashetheme.
20 vjeçari nuk erdhi ne Tirane as per ndeshjen e fundit ndaj Andorres, megjithate nuk ngurroi te jape nje mesazh inkurajues per skuadren dhe tifozet kuqezi. Se fundi ka reaguar edhe i ati, Xhevahiri qe ne nje prononcim per “nesport” eshte shprehur”
“Nuk më ka pëlqyer të flas asnjëherë për mediat. Kam dëgjuar shumë të pavërteta për djalin tim në këto kohë. Dua të veçoj që editoriali yt te Newsport.al pas ndeshjes me Anglinë dhe fjalët e Rudi Vatës mbrëmë në emision më kanë pëlqyer.
Unë dua t’i bëj thirrje të gjithëve që të mos e rëndojmë Armandon me të pavërteta sepse është vetëm 20-vjeç dhe talentin s’ia heqim dot. Ai ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë i gatshëm për flamurin kuqezi.
Është borxhli ndaj tifozëve, ndaj shqiptarëve që e kanë mbështetur moralisht për gjatë gjithë kësaj kohe. Të gjithë jemi kalimtarë, Kombëtarja do të mbetet përgjithmonë”, përfundoi shkurtimisht ai./newsport/