Xhevashir Sukaj eshte rikthyer te flase ne media per kampionatin shqiptar, te cilen tashme e sheh nga jashte, megjithate di te gjykoje dhe analizoje ate se çfare ndodh aty.
Ne nje interviste te dhene per gazeten “Panorama Sport” ish- sulmuesi i njohur ka folur gjere e gjate per Partizanin, por nderkohe eshte pyetur edhe per ecurine e Vllaznise se ketij sezoni.
Nje nga futbollistet me te talentuar shkodrane te dy dekadave te fundit eshte shprehur se beson tek suksesi i ketij ekipi edhe ne sezonin e ri.
“Vllaznia më duket kopje e vitit që kaloi, me lojë të shpejtë dhe qarkullim të rrjedhshëm. Është pretendente kryesore për titullin kampion dhe është emblemë në futbollin shqiptar.
Në çdo vend që luan Vllaznia, është festë për qytetin që e pret. Të gjithë e duan Vllazninë”- ka deklaruar ish- sulmuesi i saj Xhevahir Sukaj./SHKODRA-SPORT.COM/


