Nje demtim i ardhur ndoshta jo ne momentin e duhur, por Rejan Alivoda duket i vendosur per te ecur perpara. Futbollisti qe ende nuk i ka mbushur 20 vjeç, po luan si titullar prej shume javesh te Vllaznia gjithsesi mendon se mungesa e tij neser ndaj Laçit nuk do te ndikoje.

“Kam një dëmtim në pjesën e trinës të marrë ndaj ndeshjes me Partizanin, por shpresoj që të jem i gatshëm sa më shpejt për të ndihmuar ekipin, por edhe të jem i gatshëm për kombëtaren.

Më vjen keq që nuk do të jem i gatshëm për ndeshjen e nesërme, por shpresoj të jem i gatshëm për ndeshjet e tjera. Besoj se nesër të gjithë do të japin maksimumin dhe do të arrijmë ta fitojmë ndeshjen”- eshte shprehur fillimisht Alivoda ne prononcimin e dhene per mediat.

Me pas, i pyetur nese ishte i lumtur me te qenurit titullar qe ne te parin sezon me ekipin e te rriturve te Vllaznise, Alivoda ka shtuar: “Jam shumë i lumtur që stafi më ka besuar dhe shpresoj t’ja shpërblej sa më mirë. Ndonëse kemi pasur ndeshje të këqija, nuk do të thotë se nuk kemi pasur ndeshje të mira.

Shpresoj që të kemi suksese të mëtejshme dhe të arrijmë të kapim objektivat tonë. Normalisht që konkurrenca rrit çdo lojtar, por ai që do të luajë më mirë do të arrijë të marrë një vend në formacion. I kemi të gjitha mundësitë që të luftojmë në të dy frontet dhe të shkojmë dëri në fund për të fituar të dy trofetë”./SHKODRA-SPORT.COM/