Bylis dhe Tirana kane ndare nga nje pike ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne stadiumin “Adush Muça” te Ballshit teksa jane ndare ne barazim 1-1. Nje rezultat qe me se shumti ka kenaqur bardheblute sepse ata arriten te shenojne pikerisht ne minuten e 90-te.

Te paret ne fakt kane kaluar ne avantazh vendasit me ane te Esquerdinha ne minuten e 66-te. Pas ketij goli, Bylis u mundua te kontrollonte avantazhin por nuk ia doli deri ne fund sepse pikerisht ne ’90 nje autogol i Damçevskit do t’u prishte festen ballshioteve.

Pas barazimit te sotem, Tirana eshte ngjitur ne kuoten e 44 pikeve dhe mban serish vendin e pare, por deri neser sepse ne rast fitoreje te Partizanit, mund t’ia marre ai kreun e renditjes./SHKODRA-SPORT.COM/

BYLIS: Teqja, Trumçi, Adili, Damçevski, Maçolli, Zguro, Loran, Lajthia, Santos, Eskerdinja, Kaçorri

Trajner: Naxhi Shensoj

TIRANA: Bekaj, Haxhiu, Toshevski, Najdovski, Lulaj, Përgjoni, Aleksi, Deliu, Lushkja, Nikqi, Hasani

Trajner: Orges Shehi