Fitorja javen e kaluar ndaj Flamurtarit pretendent nuk i ka mjaftuar Terbunit per te vijuar me serine e rezultateve pozitive sepse diten e sotme ai eshte ndalur nga Korabi qe e ka mundur ne shifrat 1-0 ne ndeshjen e luajtur ne Peshkopi.

Fatin e kesaj ndeshje e ka vendosur goli i shenuar nga Beshiraj dy minuta para fundit, pikerisht atehere kur pukjanet menduan se e moren nje pike ne kete fushe te veshtire.

Pavaresisht humbjes duhet thene se ka qene nje ndeshje pergjithesisht e mire e Terbunit qe madje ne momente te caktuara edhe ka rrezikuar serioizisht porten vendase, por pa arritur dot te shenoje.

Ne formacionin e pukjaneve ka patur vend ne kete ndeshje edhe per shkodranin Alsid Tafili dhe koplikasin Ardit Hoxhaj, nderkohe qe ne pjesen e dyte eshte aktivizuar edhe Anderson Filipi.

Pas javes se 20-te te kampionatit, Terbuni mbetet ne kuoten e 24 pikeve dhe ne vendin e 9-te te renditjes, nderkohe qe objektivi i tij eshte te renditet ne gjashteshen e pare dhe kjo eshte mese e arritshme sepse diferenca eshte vetem 4 pike./SHKODRA-SPORT.COM/