Skenderbeu kryesues i kampionatit eshte ndalur me nje barazim 0-0 sot ne Lezhe nga Beselidhja e vendit te fundit te renditjes. Pavaresisht perpjekjeve te te dy ekipeve, ato nuk ia kane dale te shenojne dhe si rrjedhoje jane detyruar te ndajne piket.

Ne fund te fundit, Skenderbeu deri te henen eshte serish ne vendin e pare te renditjes, nderkohe qe vazhdon te jete gjithnje e me e rende situata e Beselidhjes e cila pas javes se 20-te te kampionatit ndodhet serish e fundit ne renditje me vetem 16 pike te grumbulluara.

Lezhjanet sot paten edhe mbeshtetjen e tifozeve te zjarrte, por kjo nuk ka mjaftuar qe ata te fitojne dhe t’i shtojne shpresat e mbijeteses. Per ta nuk po ben derman as ndryshimi i trajnereve dhe sot as me Alcanin ne pankine nuk ia dolen dot te marrin trepikeshin e shumepritur.

Ne formacionin e Beselidhjes ne kete ndeshje kane luajtur edhe dy shkodranet Klejdi Dibra qe mban edhe shiritin e kapitenit te kesaj skuadre si dhe Samet Hepaj ndersa ne stol ka qene shkodrani tjeter Brendon Stafa.

Ndersa tek Skenderbeu ne formacion ka qene Uendi Vecaj, ndersa ne stol, por pa u aktivizuar asnje minute kane qene dy shkodranet e tjere, Dritmir Beci dhe Ardit Nikaj./SHKODRA-SPORT.COM/