Dy dite me pare nje foto e publikuar ne rrjetet sociale, beri lemsh te gjithe sportdashesit shkodrane. Ne ate foto, ishin ish-sulmuesi i Vllaznise Xhevahir Sukaj dhe trajneri aktual i saj Thomas Brdariç duke drekuar sebashku.
Nje pjese e mire e tifozeve shprehnin deshiren qe ky lojtar t’i bashkohej Vllaznise gjate merkatos se janarit, te tjere mendonin se nuk do te ishte i vlefshem dhe per rrjedhoje, kjo foto krijoi jo pak çoroditje.
Por, per t’i dhene nje pergjigje kesaj dileme, ka menduar drejtori sportiv i Klubit te Futbollit Vllaznia, Matko Djarmati, qe gjate konferences se sotme per shtyp, i pyetur ne lidhje me kete çeshtje, eshte shprehur:
“Sukaj? Ai ka një vit e gjysmë nuk luan futboll, shumë e vështirë qe ai te bashkohet me ne. Ka takuar trajnerin për drekë si tifoz i Vllaznisë por nuk ka asgjë serioze ne lidhje me afrimin e tij”.
Kjo do te thote se tek Vllaznia nuk e kane mendjen fare tek Xhevahir Sukaj si perforcim i mundshem i sulmit gjate janarit. Drejtuesit po shohin pista te tjera, por deri me tani nuk ka ende asnje akord me ndonje futbollist tjeter./SHKODRA-SPORT.COM/